Rrëzimi i bordurave tek Unaza e Re, 2 të arrestuar, për 20 të tjerë procedim në gjendje të lirë

2018-11-29 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy prej protestueve të Astirit, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë 20 të tjerë lidhur me protestën e pasdites së të mërkurës, ku rrëzuan bordurat e vendosur nga ARRSH, dogjën kontenierët e mbeturinave dhe bllokuar rrugën.

"Komisariati i Policisë Nr.6 arrestoi dy shtetas për veprat penale ?Organizimi, pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme?, ?Pengimi i qarkullimit të mjeteve dhe transportit?, ?Shkatërrim i pronës?, ?Prishja e qetësisë publike? të kryera në bashkëpunim si dhe procedoi në gjëndje të lirë 20 shtetas të tjerë" njofton policia.

Të arrestuarit janë shtetasit R. Ll., 41 vjeç, banues në Tiranë, Kujtim Ylli 58 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit: K. Y., 21 vjeç, A. Ç., 58 vjeç, E. R., 28 vjeç, K. B., 32 vjeç, A. V., 29 vjeç, A. M., 46 vjeç, B. Ç., 38 vjeç, A. D., 62 vjeç, Sh.H., 24 vjeç, L. P., 31 vjeç, F. P., 51 vjeç, G. Q., 59 vjeç, Sh. S., 49 vjeç, L. K., 45 vjeç, F. A., 51 vjeç, R. D., 43 vjeç, K. V., 53 vjeç, I. N., 18 vjeç, E. F., 15 vjeç dhe Sh. B., (të gjithë banues në Tiranë).

Policia thotë se "këta shtetas në rrugën ?Teodor Keko? në bashkëpunim kanë organizuar një tubim të paligjshëm duke bllokuar aksin rrugor për rreth 60 minuta, si dhe kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore".

Materialet në ngarkim të tyre iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Rezistenca do vazhdojë

Lajmin për shoqërimin e banorëve të Astirit e komunikoi për Ora News Lutfi Kastrati, pjesë e Kryesisë së banorëve.

Lutfi Kastrati: Gjatë ditës së sotme mendohet se ka pasur 11 të shoqëruar, por për momentin kam dy emra. Besim Çeku që është mbajtur në komisariatin numër 6 për disa orë, ndërsa Kujtim Ylli është në komisariatin numër 2. Atij i është plotësuar fletë-arresti për ta çuar në gjykatë me pretekstin protesta të paligjshme, shkatërrim të pronës publike, gjë që nuk është e vërtetë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rrezimi-i-bordurave-tek-unaza-e-re-policia-shoqeron-banore-te-astirit