Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e kryeqytetit njoftoi mbrëmjen e sotme arrestimin e Kujtim Yllit 58 vjeç, banues në zonën e Astirit, por kjo nuk e ka penguar të vëllain që tu bashkohet banorëve të tjerë në protestë pasditen e sotme.
Aziz Ylli thotë se erdhi në këtë zonë nga Skrapari 26 vjet më parë dhe fëmijët i ka lindur këtu. Sipas tij, një kryebashkiak i përgjegjshëm nuk mund të hedhë në rrugë mijëra banorë.
Ylli: I bëjmë thirrje Erion Veliajt të mos bëjë budalliqe dhe të marrë policat. Merr një plak atje dhe i thotë ta ta gëzosh sobën. Kush i ha këto. Jemi në 2018, nuk jemi e largëqoftit. Ti vijë turp. Paska qenë një fëmijë i keq. Se një kryetar bashkie nuk mund ti hedhë mijëra banorë në rrugë. Ku i çon ai fëmijët e mi? Fëmija im ka lindur këtu, ka 26 vjet. Nuk ka ardhur nga Skrapari por ka lindur këtu. 32 i bëra këtu. Çfarë quhem unë? Protesta për banorët do të shkojë deri në vdekje dhe do mbrohet me gjak.
Aziz Ylli kundërshton Ramën dhe Veliaj, duke thënë se pjesa e madhe e ndërtimeve janë shtëpi banimi, jo lloto e lavazhe.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vellain-ja-arrestuan-skraparliu-po-me-moren-shtepine-te-me-marrin-dhe-nderin-e-gruas