Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Problemet në shëndetësi me barnat e rimbursueshme vijojnë të mbeten ekzistente. Qytetarët thonë se disa barna nuk japin efektin e plotë, teksa shtojnë se ka ilaçe që mungojnë në vend. Ndërsa mjeku, Pëllumb Pipero, tregon se skema e rimbursimit nuk është e duhura.
Gati 7 muaj pas hyrjes në fuqi të listës së re të barnave të rimbursimit, qytetarët tregojnë se kanë probleme.
Disa prej tyre thonë se medikamentet e rimbursuara nuk e japin efektin e duhur, ndërsa të tjera nuk janë futur në listat e rimbursimit dhe madje nuk gjenden në farmacitë në vendin tonë.
"Jam me tension, e operuar në zemër. 15 vjet që jam me diabet. Nganjëherë më bëjnë mirë, nganjëherë jo".
"Disa merren me rimbursim, disa jo. Të shumtat janë me lekë, vijnë nga jashtë. Të afërmit tanë na i sjellin".
Qytetarët thonë se shpenzimet për ilaçet janë të larta.
"200 mijë lekë ilaçe, as çereku nuk është me rimbursim.Sidomos të kockës e duam domosdo, nuk e blejmë dot".
Ndërsa, mjeku Pëllumb Pipero tregon se skema aktuale e rimbursimit të barnave nuk është e duhura.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/probleme-me-ilacet-e-rimbursuara-jo-te-gjitha-japin-efekt