Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari u shënua në hyrje të qytetit, në afërsi të stacionit të autobusit në lagjen ?Bahçallek?.
Viktima Petrit Barbullushi po lëvizte me biçikletë, kur u përplas nga automjeti tip "Golf" me targë AA 161 VC, që drejtohej nga efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Çlirim Hasa.
Goditja ka rezultuar fatale për 60-vjeçarin, pasi goditja e marrë ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen në vend.
Policia që mbërriti në vendngjarje sëbashku me grupin hetimor, nisi punën për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti të rëndë.
Në drejtorinë vendore të policisë u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit që do të merret në pyetje, sëbashku me disa dëshmitarë në vendngjarje.
Të dhënat e para të ekspertizës flasin për një shpejtësi në lëvizje tej normave të lejuara, por edhe pakujdesi e treguar në momentin e kalimit të rrugës nga njëri krah në tjetrin i viktimës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-efektivi-i-fnsh-se-perplas-vdekje-drejtuesin-e-bicikletes