TIRANE - Policia e Tiranës në bazë të planit të masave për kontrollin e dyqaneve e tregjeve që mund të tregtojnë apo shesin lëndë plasëse ka vijuar kontrollet dhe ditën e sotme.
Kontrollet janë ushtruar në dyqanet dhe tregjet e ndodhura në rrugët ?Petro Nini?, ?Ali Demi?, rruga e Elbasanit, ?Ali Kelmendi?, ?Ferit Xhajko?, ?New York? etj. Nga kontrollet e ushtruara nuk janë konstatuar lëndë plasëse apo produkte piroteknike.
Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë ushtruar inspektim në lidhje edhe me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet (dyqanet), siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.
Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet e tregje, në gjithë vendin.