Ora News - Drejtësia në një periudhë tranzicioni që mund të ketë kosto shumë të lartë për Shqipërinë

2018-11-29 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pas dy vitesh e gjysëm nga nisja e reformës në drejtësi, sistemi gjyqësor mbete në ngërç. Madje ende nuk janë konstituar institucionet e reja që do të jenë zemra e sistemit.

Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë mbesin jashtë funksionit ndërsa Arta Marku prej 11 muajsh mbetet Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Politologu Afrim Krasniqi thotë së nga ky tranzicion i gjatë në sistemin e drejtësisë po përfitojnë njerëzit e drejtësisë së korruptuar.

Afrim Krasniqi: "Një numër gjyqtarësh dhe prokurorësh të korruptuar po përdorin periudhën kur nuk janë ende në veting për të marrë akte të korruptuar dhe për të zhvilluar një nivel ndoshta shumë të lartë korrupsioni se më parë. Në momentin kur atyre do i vijë radha për të bërë vetingun, ndoshta pas dy vitesh ata japin dorëheqjen dhe shpëtojnë nga procesi. Në një pjesë të madhe të KPK ka vendosur shkarkime duke u mbështetur në kriterin e pasurisë. Sipas Krasniqit këto vendime janë gjysmake, pasi nga ky sistem duhet të largohen edhe njerëzit që kanë probleme me aftësitë profesionale."

Afrim Krasniqi: "Gjithë thelbi i reformës është të mos largojmë vetëm të korruptuarit por edhe të paaftët. Deri më sot po ndodh vetëm me të korruptuarit. Është një periudhë tranzicioni që mund të ketë kosto shumë të lartë për Shqipërinë.

Propozimi i emrit të Vitore Tushës në krye të KLSH nga ana e Presidentit, do ta komplikojë më shumë ngritjen e Këshillit të Emë
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/drejtesia-ne-nje-periudhe-tranzicioni-qe-mund-te-kete-kosto-shume-te-larte-shqiperine