http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Meta, kreu I qeverisë Rama, kreu I bashkisë së Tiranës, drejtues të institicioneve të rëndësishme shtetërore dhe lider të partive politike kanë kryer homazhe të përbashkëta ?Varrezat e Dëshmorëve? në kuadër të ditës së 29 Nëntorit, 74-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga regjimi nazi-fashist.Presidenti Meta nderoi dhe u përul me respekt para kujtimit, sakrificave dhe lavdisë së heroizmit të tyre, duke vendosur edhe një kurorë me lule te Monumenti i ?Nënës Shqipëri? dhe pas të njëjtën gjë e bënë kreu I kuvendit Ruci, kryeministri Rama dhe Erion Veliaj.Pak më vonë homazhe kreu edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe veterane e familjare te luftes.Partite e majta përkujtojnë 29 nëntorin si ditën clirimit të vendit nga nazi-fashistet në mbarim të Luftës së Dytë Botërore ndryshe nga PD dhe aleatet ë tjerë të djathtë të cilët homazhet I kryejnë më 28 nëntor sic bëri Basha një ditë më parë.Debati mes të djathtës dhe të majtës vazhdon prej më shumë se 20 vitesh në lidhje me Ditën e Çlirimit.