Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej rreth 27 vitesh politikanët por edhe vetë shqiptarë janë të ndarë në dy kampe sa i përket ditës së Çlirimit. Në njërën anë qëndrojnë mbështetësit e PS por dhe ithtarët e ish diktatorit të cilët në çdo 29 nëntor festojnë ditën e Çlirimit. Ndërsa e kundërta ndodh me të djathtët të cilët i qëndrojnë festimeve në datën 28.
Në fakt ka një sërë dokumentesh që kanë ndarë në qëndrime dhe vetë historianët.
Një material i publikuar në vitin 1945, tregon festimet e Çlirimit pikërisht në datën 28 nëntor. Forcat partizane shfaqen duke festuar në kryeqytet, ndërsa në ajër shfaqen dhe avionët aleatë. Dokumentet e historianëve japin të dhëna se edhe Enver Hoxha në 27 nëntor 1945 ka përshëndetur shqiptarët duke uruar 28 nëntorin ditën e Çlirimit. Më pas gjithçka i ka kaluar debatit. Kundërshtarët e Hoxhës shprehen se ndryshimi është bërë në vitin 1947 dhe kjo me qëllimin për të festuar në të njëjtën datë me ish Jugosllavinë.
Por e kundërta ndodh me kampin tjetër. Duke iu referuar dokumenteve gjermane mbështetet data 29 si dita e Çlirimit të vendit. Madje materialet e dhuruara prej koloneli Volfman Hofman, dëshmojnë largimin e trupava të fundit nga Shkodra në datën 28 nëntor.
Me rënien e diktaturës komuniste me firmën e Presidentit Sali Berisha u ndryshua me ligj data e Çlirimit duke e njehsuar me atë të pavarësisë. Qëndrim që u ndryshua më pas me ndryshimin e qeverive, kur kryeministër u zgjodh Fatos Nano. Pas kësaj palët kanë pranuar lënien në fuqi të festave të nëntorit, por duke kundërshtuar në heshtje. Ashtu si dhe u shfaqën këtë 28 dhe 29 nëntor.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vijon-beteja-gjermanin-e-fundit