Report TV - Hodhi këpucën drejt Ramës, ja ndërtimi pa leje i lias Katiraj buzë detit në Sarandë

2018-11-29 1

Një tentativë për të goditur me këpucë Kryeministrin Edi Rama ndërsa vizitonte në spital të lënduarit e përplasjes mes policisë dhe protestuesve të Unazës së Re, e ktheu Ilias Katirajn në një personazh në portalet pranë opozitës. Gjatë seancës gjyqësore ku caktohej ndaj Katirajt masa e sigurisë ?arrest me burg?, bashkëshortja e tij ashtu sikurse deputetët e Partisë Demokratike thanë se akti i kryer prej tij kishte për bazë faktin se qeveria po i shkatërronte objektin ku ai banonte në zonën e Astirit. Sipas tyre, Katiraj e ka këtë objekt mundësinë e vetme për të mbijetuar dhe mbajtur familjen.

Por çfarë rezulton nga një verifikim i thjeshtë dokumentesh zyrtare?! Ilias Katiraj nuk ka ndërtuar pa leje vetëm në Tiranë në zonën e Astirit, duke zënë gjurmën e Unazës së Madhe të Tiranës. Ai është pronar objektesh të ndërtuara pa leje në zona të lakmuara bregdetare si Saranda e Ksamili. Të qenit zaptues profesionist, Katiraj e ka të çertifikuar me firmën dhe vulën e një personazhi të njohur, ish-Drejtorit të ALUIZN-it të qeverisjes së Partisë Demokratike, Shaban Memisë. Sipas dokumenteve dhe fotove që shikoni, Katiraj ka objekt 3 kate në Berdenesh të Sarandës, me sipërfaqe të parcelës ndërtimore 498.5 metra dhe sipërfaqe totale ndërtimi për banim 378 m2. Për këtë objekt pa leje, Katiraj ka marrë fletën e legalizimit në 3 Mars të vitit 2009, firmosur nga ish-drejtori i ALUIZN-it, Shaban Memia. Ndërtesa 4-katëshe është legalizuar, edhe pse është buzë detit,. duke shkelur çdo ligj për ndërtimet në bregdet.

Free Traffic Exchange