Report Tv-U sistemuan te banesat sociale, familjet Isufaj: Jemi të kënaqur

2018-11-29 0

Si iu duket shtëpia?
Violeta Isufaj: Na duket e mirë në krahasim me atë që kishim, ishte e vjetër. Jemi të kënaqur.

Kur keni ardhur?
Violeta Isufaj: Në 1991 jemi vendosur aty. Erdhëm nga Skrapari.

Çfarë ishte kur u vendoset?
Demir Isufaj: Tokë shtetërore. Një varg dhomash të vogla, pastaj shtuam edhe një tjetër dhe ngelëm me ato

Kur erdhët e ndërtuat vetë?
Demir Isufaj: E gjetëm një dhomë... Saliu tha shkoni ku të doni dhe shkova dhe unë atje. Djali ishte në polici, iku në Itali. Ngelëm ne aty. Janë prishur tre herë, kjo është e katërta.

E ke shkelur ligjin disa herë?
Demir Isufaj: Jo. Ligjin jo. Dokumente nuk kishim, një kasolle kisha. Ngela ty.

Sa kohë kishit që kishit futur dokumentet për legalizim?
Violeta Isufaj: Që në 2005, në 2010 na doli emri, shkonim të posta për emrat, por nuk ishte, ishim në pritje. Na thonin shkoni te shtëpia se do vijmë vetë. Nuk na kishin thënë se do t?u zinte rruga. Tani erdhën dy zonja nga bashkia dhe dy police nga ARRSH, ata na thanë se u kap projekti. Na thanë interesohuni të gjeni shtëpi me qira, unë nuk e kuptoja, tha ua paguan bashkia tre vite. Mirë u thamë ne, e kap projekti e kap, nuk kishim ca bënim. Vajta te ARRSH u thashë më ka dalë emri në gazetë, e mori një nga ato e legalizoi...

Kjo shtëpi është më e madhe se ajo që kishit?
Violeta Isufaj: Po shumë më e madhe dhe me kushte shumë më të mira.
Demir Isufaj: E pritëm me gëzim. Na e ka falur shteti...

Kush u tha?
Demir Isufaj: Erdhi vetë kryetari dhe na tha shtëpia është e juaja dhe e gëzofshi

Free Traffic Exchange