U sistemuan te banesat sociale, familjet Pira dhe Isufaj: Jemi të kënaqur, te ‘Unaza e Re’

2018-11-28 0

Emisioni ?REPOLITIX? i drejtuar nga Denis Minga në Report Tv mbrëmjen e sotme trajtoi çështjen e banorëve të Unazës së Re që protestojnë prej 25 ditësh. E ndërsa banorët që kanë banesat pa leje dhe duan dëmshpërblim të plotë vijojnë protestën, një pjesë tjetër kanë pranuar ofertën e bashkisë së Tiranës për t?u zhvendosur te banesat sociale në Shkozë.

Mes atyre që kanë pranuar të zhvendosen janë edhe familjet Pira nga Peshkopia dhe Isufaj nga Skrapari, që kanë ardhur në Tiranë 20 vite më parë. Benjamin dhe Zymbyle Pira janë prindërit e një vajze dhe djali 21 dhe 18 vjeç, të cilët jetonin në kushte të vështira në një nga banesat pa leje që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe dhe prej pak ditësh janë sistemuar në një nga shtëpitë sociale.

Ata shprehen për emisionin Repolix se shtëpia që kishin te Unaza e Re ishin e mbuluar me llamarinë, ndërsa sot janë shumë të kënaqur me banesën sociale që u ka ofruar bashkia e Tiranës. Kryefamiljari thotë se ishin të vetëdijshëm prej vitesh se banesën e kishin ngritur në gjurmën e rrugës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bëri atyre një vizitë për t?i uruar për shtëpinë e re dhe i siguroi se mund ta përdorin atë pa afat (lexo këtu). Ndërsa çifti i të moshuarve Isufaj shprehen se jetonin në një kasolle te Unaza e Re, ndërsa te banesa sociale është shumë herë më e mirë.