Ora News - Xhufi: Dy grupimet e mëdha shqiptare në prag të pavarësisë

2018-11-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Historiani i njohur Pëllumb Xhufi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, tha se dy ishin grupet në shoqërinë shqiptare në prag të pavarësisë.

Xhufi: Ekzistonin dy grupime të mëdha në prag të pavarësisë. Grupi i ish-klasës të bejlerëve, pashallarëve dhe grupi i intelektualëve, borgjezisë së re. Shtresa e mesme i quan një austriak.

Që të dyja kishin defektet e tyre. E para, përfaqësonte Shqipërinë të vjetër, të ndarë në bazë të krahinave, të fesë, të cilët e shihnin çdo lidhje të jashtme në raport me pozitat e tyre të brendshme. Marrëveshjet që ka bërë Esat Pasha, por edhe Zogu këtë sens kishin. Më bëni mua president të përhershëm, thoshte Zogu dhe unë jam gati të bëj një bashkim.

Zogu erdhi për nënshkrimin e pavarësisë, por erdhi me shumë vonesë. Pjesa tjetër e intelektualëve ka problemet e veta, pasi e kishte parë shpëtimin e Shqipërisë që nga koha e Avdyl Frashërit tek bisedimet me të huajt, duke nënvlerësuar faktorin shqiptar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/xhufi-dy-grupimet-e-medha-shqiptare-ne-prag-te-pavaresise