U sistemua te banesat sociale, familja Pira për 'REPOLITIX': Jemi të kënaqur

2018-11-28 0

Emisioni ?REPOLITIX? i drejtuar nga Denis Minga në Report Tv mbrëmjen e sotme trajtoi çështjen e banorëve të Unazës së Re që protestojnë prej 25 ditësh. E ndërsa banorët që kanë banesat pa leje dhe duan dëmshpërblim të plotë vijojnë protestën, një pjesë tjetër kanë pranuar ofertën e bashkisë së Tiranës për t?u zhvendosur te banesat sociale në Shkozë.

Mes atyre që kanë pranuar të zhvendosen është edhe familja Pira nga Peshkopia. Benjamin dhe Zymbyle Pira janë prindërit e një vajze dhe djali 21 dhe 18 vjeç, të cilët jetonin në kushte të vështira në një nga banesat pa leje që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe dhe prej pak ditësh janë sistemuar në një nga shtëpitë sociale.

Ata shprehen për emisionin Repolix se shtëpia që kishin te Unaza e Re ishin e mbuluar me llamarinë, ndërsa sot janë shumë të kënaqur me banesën sociale që u ka ofruar bashkia e Tiranës. Kryefamiljari thotë se ishin të vetëdijshëm prej vitesh se banesën e kishin ngritur në gjurmën e rrugës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bëri atyre një vizitë për t?i uruar për shtëpinë e re dhe i siguroi se mund ta përdorin atë pa afat (lexo këtu).

Intervista për Repolitix e familjes Pira
Benjamin Pira: Morëm vetëm rrobat e shtëpisë dhe plaçkat. Na lajmëruan në orën 10:00 të darkës se nesër do u prishim shtëpinë dhe ashtu ndodhi. Pranuam banesën sociale që na dha bashkia. Sa të mendonim që do të përfundonim në rrugë pranuam.
Zymbyle Pira: Me administrimin që bëri bashkia dhe stafi, ne na ofroi të gjitha mobiliet e shtëpisë, orenditë, jemi të kënaqur, pavarësisht se u mërzitëm nga shtëpia, por i lamë pas edhe ata që i kishim