SPECIALE/ Ora News mes mediave të huaja lider të informacionit në Itali

2018-11-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Radio Televizioni Ora News është renditur përkrah mediave më të rëndësishme të botës që çdo ditë përcjellin në kohë reale e profesionale informacionin mbi aktualitetin politik, ekonomik e social në Itali.

Urdhëri i Medias Profesioniste të Huaj ka prezantuar, dje, në Romë logon e tij zyrtare ku per herë të parë është pjesë e saj dhe një media shqiptare.

Logoja e RTV Ora News renditet bashkë me mediat lider të informacionit në botë si Reuters, Associated Press, The New York Times, Le Figaro,The indipendent, NBS News, The Daily, El Pais, Observer, De Tepegraph etj.

Falë përkushtimit të Presidentit z. Ylli Ndroqi, Ora News ka kapërcyer kufijtë territorial të Shqipërisë e tashmë është pjesë e Urdhrit të Medias Profesioniste të Huaj në Itali.

Urdhri i Medias Profesioniste të Huaj në Itali ka një histori mbi 100 vjeçare dhe është i pozicionuar vetëm pak metra larg monumentit historik Fontana di Trevi të Romës nën patronazhin e Ministrisë italiane të Ekonomisë.

Akualisht në të punojnë mbi 200 gazetarë e korrespondentë të huaj dhe gjatë viteve të fundit Ora News ka qënë pjesë e tyre.

Italia është partneri strategjik i Shqipërisë në Europë dhe afërsia gjeografike ka shënuar historikisht zhvillimet e marrëdhëniet politiko-ekonomike mes tyre.

Ora News gjatë këtyre viteve i ka kushtuar një vëmendje të veçantë aktualitetit italian, influencës së tij në Shqipëri e Europë si dhe ngjarjeve madhore në politikën italiane siç ishte dorëheqja e qeverisë demokratike të Matteo Renzit, proceset gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Silvio Berlucsconi, krizat e shpeshta institucionale, zgjedhjet pa fitues të 2018, formimi i qeverisë populiste Lidhja e 5 Yje etj.

Radio Telvizoni Ora News ka ndjekur me vëmëndje të veçantë informacionin e aktualitetit të jetës së rreth gjysmë milion shqiptarëve dhe mbi 100 mijë arbëreshëve që jetojnë në Itali siç qe dhe vizita e fundit e Presidentit Ilir Meta në komunën arbëreshe të Shën Mitrit në Kalabri.

Ora News ishte nga mediat e para që përcolli për publikun shqiptar tragjedinë e dhimbshme të tërmetit që dy vite më parë goditi Italinë Qëndrore, duke shkaktuar mbi 300 viktima apo dhe ngjarjen apokaliptike të shembjes së urës Morandi në Xhenova ku humbën jetën dhe 2 të rinj shqiptarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ora-news-mes-mediave-te-huaja-lider-te-informacionit-ne-itali