Veliaj: Ne kemi mbrojtur hebrenjtë, jo më njëri-tjetrin, banesat sociale t’i mbajnë pa afat

2018-11-28 0

Benjamin dhe Zymbyle Pira janë prindërit e një vajze dhe djali 21 dhe 18 vjeç, të cilët jetonin në kushte të vështira në një nga banesat pa leje që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe dhe prej pak ditësh janë sistemuar në një nga shtëpitë sociale, njofton Bashkia e Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bëri atyre një vizitë për t?i uruar për shtëpinë e re dhe i siguroi se mund ta përdorin atë pa afat. ?Ta gëzoni, e keni e sa të doni, gjithë jetën po të doni, se ai bonusi i qirasë është vetëm tre vjet, ndërkohë këtë e kemi sa të duam. Këto janë të Bashkisë dhe e kemi vetë në dorë, ndaj më vjen mirë që jeni sistemuar. Unë them se është dita me natën me ç?ka keni qenë sepse e pashë shtëpinë që keni pasur, kjo është më e mirë sesa ajo?, tha kryebashkiaku Veliaj.