Ora News - Meta nderon me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” ish-Presidentin kroat

2018-11-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Si një mik i shqiptarëve, i cili mbrojti kauzën dhe të drejtat e tyre në periudhën më të vështirë në luftën kundër Milloshevicit, ish-Presidenti kroat Stjepan Mesi?¸ mori ?Dekoratën e Flamurit Kombëtar? nga Presidemti Meta.

Meta: Presidenti Mesiç vazhdoi të mbrojë publikisht kauzën e drejtë të Kosovës dhe pavarësinë e saj. Presidenti Mesiç është një avokat i palodhur i mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe një zë i rëndësishëm në mbrojtën e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Vetë Mesiç u shpreh i nderuar nga kjo dekoratë, ndërkohë që në lidhje me korrigjimin e kufijve që po diskutohet sot mes Kosovës dhe Serbisë theksoi se ndryshimi i tyre nuk u arrit as me luftë. E rëndësishme për Mesic është integrimi në BE, pasi kjo do ti jepte fund një debati të tillë për kufijte.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-nderon-me-dekoraten-e-flamurit-kombetar-ish-presidentin-kroat