Harta e rrallë Detare e 1455, Shkreli: Vërteton se Skënderbeu ishte një fenomen

2018-11-28 5

Harta Detare I e vitit 1455 për herë të parë udhëton jashtë Italisë. Janë bërë shumë përpjekje shtetërore midis dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë, që Harta e rrallë e realizuar nga hartografi gjovanez Bartolomeo Pareto për Papa Nikollën V, të ekspozohet në Qendrën për Hapje edhe Dialog në Tiranë (lexo këtu). Arkitekti edhe studiuesi i hartografisë mesjetare, Artan Shkreli, rrëfen për kamerën e ?Report TV? punën e bërë për ekspozimin e artefaktit të rrallë.

Zoti Shkreli, gjendemi përballë Hartës Detare të vitit 1455, për të cilën ju keni bërë një punë të gjatë përpara se ta sillnit, nga Roma në Shqipëri. A mund të na tregoni se si ka nisur ky udhëtim?
Zbulimi i kësaj harte ka qenë një lumturi e pashoqe për mua. Në një farë mënyre, mund të themi se ndodhi edhe rastësisht, por nga ana tjetër kjo rastësi e çau rrugën e vet përmes një pune shumë të madhe që kam bërë, duke parë hartat e vjetra, për të cilat po punoj edhe një libër, që ka të bëjë me historinë kartografike të Arbërisë. Libri që do të shikojë shumë shpejt dritën e botimit, merr fund me shfaqjen e shtypit në kartografi, pak a shumë me prodhimin e kësaj harte, sepse më pas Gutenbergu do të shpikë shtypin dhe hartat do të prodhohen në seri. Deri në këtë periudhë hartat ishin kopje unike dhe bëheshin me dorë, sidomos portulanët që janë të rralla për dy motive. E para, sepse difuzioni ka qenë shumë i vështirë. Edhe e dyta, sepse ruhej sekreti i bërjes së hartave portulane, ekskluziviteti i të cilave ka qenë në tre pika. E para, në Majorka të Spanjës, që ishte një qendër e prodhimit të hartave, në Venecia edhe në Gjenova. Në fakt këto ishin edhe tre fuqitë detare të kohës. Dy republikat italiane, Venecia me Gjenovën dhe Spanja, që ishte një fuqi e fortë detare.

Në parjen e qindrave hartave, sipas katologimeve ndërkombëtare ruhen rreth 350 harta detare, rashë edhe në studimin e kësaj harte. Kryesisht në studimin e bregdetit shqiptar, sepse shpeshherë gjurmët që janë lënë në histori janë ruajtur në toponimin e bregdetit shqiptar. Bota pjesën brenda, tokën, e njihte më pak. Më shumë njihte bregdetin. Prandaj, informacionin që merrej nga bregdeti ka qenë shumë më i rëndësishëm se informacioni që merrej brenda- tokë.

Jemi në një vit shumë të rëndësishëm të historisë së Europës, të cilat do të përcaktojnë gjeografinë, por edhe historinë e komitentit tonë, minimalisht për III apo IV shekujt e ardhshëm. Ky është një moment, kryqal, sepse është nga njëra anë Europa po rifiton pozicionet e saj në Spanjë, duke i përzënë arabët nga Spanja, të cilën ata e zotëronin për VI apo VII shekuj, por nga ana tjetër janë duke marrë pjesën juglindore të Europës, Gadishullin Ballkanik përmes inkursioneve të shumta pushtuese. Harta është e vitit 1455 e përgatitur nga Bartolomeo Pareto, i cili ishte një njeri i afërt i Papa Nikollës V. Në këtë pjesë të hartës shquhet stema e Nikolla V dhe pasaporta e hartës, ku shënohet se Bartolomeo Pareto përgatit këtë hartë për Nikolla V në vitin 1455 në Gjenovë. Dyshimet kur r...

Free Traffic Exchange