Ora News - Policia kontrollon dyqanet, sekuestron lëndëve plasëse dhe piroteknike

2018-11-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deklarata e zevendësmininstres së Brendshme ka patur efektet e saj të paktën në kryeqytet.

Në tregjet kryesore si Medreseja, tregu Çam, apo ai elektrik,një ditë pas deklaratës vihej re mungesa e të gjitha llojeve të fishekzjarreve.

Të pyetur nga Ora News disa nga tregëtarët pohojnë se këtë vit nuk do ta tregtojnë këto artikull

"Nuk kanë dalë fare në qarkullim. Vetëm lojra" thonë ata,

Nga ana tjeter Policia e Tiranës ka ngritur grupe kontrolli për verifikimin e dokumentacionit dhe licencave nga subjektet dhe tregtarët që importojnë, magazinojnë dhe tregtojnë lëndë piroteknike dhe fishekzjarre.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar në shkelje dy subjekte (dyqane) dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkeljen e konstatuar në ngarkim të pronarëve të këtyre subjekteve, shtetasve:

- Xh. Rr., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Në dyqanin e tij në rrugën ?Hamdi Pepo? ky shtetas mbante dhe tregëtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/policia-kontrollon-dyqanet-sekuestron-lendeve-plasese-dhe-piroteknike

Free Traffic Exchange