Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Eldi Dizdari është personi tjetër që është shpallur në kërkim policor për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në ish bllok ku u vra Fabiol Gaxha dhe u plagosën dy persona.
Dizdari kërkohet nga prokuroria e Tiranës për të dhënë shpjegime, pasi dyshohet se është personi që ka pasur konflikt me biznesmenin Ervin Mata, para lokalit "Metropol" rreth 30 minuta se të ndodhte përplasja me armë. Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi. Sipas burimeve të prokurorisë Mata dhe Dizdari janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugë, pikërisht përpara lokalit "Metropol".
Në këtë përplasje është përpjekur të hyjë dhe komandoja Merviol Bilo, por nga pamjet filmike ka rezultuar se ai është shtyrë nga Mata për ta larguar nga sherri dhe më pas Eldi Dizdari së bashku me personat e tjerë që ishin me të, janë larguar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasja-ne-bllok-elvana-gjata-kontakton-me-prokurorine-zbulohet-emri-personit-tjeter-ne-kerkim