Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka qenë gjithmonë në krah të shqiptarëve brenda Shqipërisë por dhe jashtë saj dhe sot, Stjepan Mesiç, ish presdienti kroat u vlerësua me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar".
Ceremonia e dekorimit u mbajt sot në mesditë në presidencë nga Presidenti Meta dhe të pranishëm ishin dhe ish presidentë të Shqipërisë por dhe të Kosovës.
Në fjalën e tij Mesiç bëri thirrje BE-së për përshpejtimin e integrimit të Europës Juglindore në Bashkimin Europian. Një proces i tillë do të shuante dhe idetë e ndryshimit të kufijve, një ide e kahershme e Millosheviç, të cilin ai nuk mundi ta realizonte por që sot, tha Mesiç, ka njerëz që e quajnë të mirë.
Një politikë e gabuar. Është e njëjtë sikur të themi në Gjermani, Hitleri ka pasur ide të mirë por nuk janë realizuar mirë."
Mesiç nënvizoi se Serbia nuk arriti të përjetonte katarsisin që Gjermania e përjetoi duke u kthyer prioritare në demokraci dhe europianizim
Fjala e plote e presidentit
Nuk kam dashur të flas me fjalim por nga zemra e shpirti.
E pranoj si dekoratë për atë çka kam bërë dhe obligim për të vijuar më tej.
Jam munduar dhe kam punuar për bashkëpunim me Shqipërinë, dhe për të drejtat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë.
Si president i Presidencës së Jugosllavisë në mënyrë të veçantë jam angazhuar për të drejtat e shqiptarëve dhe të padrejtat që u janë bërë atyre në ish-Jugosllavi.
Megjithatë ata që kanë qenë kundërshtarë të barazisë së shqiptarëve në ish jugosllavi nuk e kanë pranuar realitetin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mesic-ndarja-e-kufijve-ide-e-milloshevicit-qe-po-kerkohet-te-perjetohet-sot