http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Hetimet për ngjarjen e 4 tetorit në ish bllok ku mbeti i vrarë Fabjan Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato po marrin një rrjedhë tjetër.Kamerat e sigurisë në zonë kanë identifikuar se rreth 30 minuta para se të ndodhte përplasja me armë, biznesmeni Eldi Dizdari, i njohur ndryshe edhe me emrin Denis Matoshi, ishte konfliktuar para lokal Monopol me biznesmenin Ervin Mata dhe komandon Mevjol Bilo.Dizdari është shpallur në kërkim policor për të dëshmuar nëse ka djeni për rrethanat e ngjarjes. Dyshimet se janë se Dizdari është strumbullari fillestar i konfliktit.Nga informacionet e ardhura në Prokurori nga shërbimet partner kane lindur dyshime se Dizdari dhe Mata janë konfliktuar për çështjen e një borxhi financiar. Referuar burimeve te prokurorise mosmarrëveshjet që ata kanë pasur më herët lidheshin me një sasi kokaine.Ndërkohë, nga kqyrja e kamerave të sigurisë ka rezultuar se Dizdari nuk ka hyrë brenda në lokal, por është larguar prej andej me automjetin e tij.Prokuroria ka dyshime se për shuarjen e këtij konflikti do të ndërhynte Ervis Martinaj, i cili është thirrur për të shkuar në lokalin e Redi Popeskut, nga Ervin Mata.Për këtë ngjarje vijojnë të jenë në kërkim bashkëjetuesi i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata, si dhe kushëriri i saj, Mevjol Bilo. Ky i fundit besohet se ishte edhe personi që qëlloi me armë.Ndërkohë që në arrest me burg pa afat është Ervis Martinaj.Nga kqyrja që telefonit të tij rezultoi se pronari i pikave te basteve i kishte kërkuar mikut të tij të afrohej me armë pranë lokalit. Për Martinajn ka nisur edhe një hetim për pastrim parash si dhe organizimin e lotarive të palejuara.