Banorët e Unazës së Re kanë bllokuar sërish rrugën në ditën e 25-të të protestës së tyre. Më herët banorët kanë shpalosur edhe një flamur kuqezi me rastin e festës së Pavarësisë (Lexo Këtu).
Banorët e Astirit kanë bllokuar rrugën duke detyruar makinat që të hipin në trafik-ndarëse për të marrë kthesën.
Protesta e banorëve të Astirit vjen në një kohë kur IKMT ka nisur shembjen e banesave dhe objekteve për t?i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës.
Në mbështetje të banorëve kanë shkuar sërish deputetë të Partisë Demokratike, ndërkohë që Bashkia Tiranë ka ofruar për banorët një bonus qiraje me afat 3-vjeçar.