Lirohet para kohe Lulzim Kulla

2018-11-28 10

Lulzim Kulla i arrestuar në korrik me një pasaportë false në pikën kufitare të Kakavijës, u la i lirë nga gjykata e Gjirokastrës. Ai dënua me 1 vit e 6 muaj burg për falsifikim dokumentash, por nuk do qëndrojë më në qeli për shkak të gjendjes së tij shëndetësore që lidhet me atentatin e 13 Janarit në Shkodër dhe vuajtjes së një pjesë të dënimit, në paraburgim.
9 muaj më parë 43 vjeçari i njohur edhe si një nga të fortët e Shkodrës u plagos rëndë në një atentat me tritol në lagjen Partizani.
Lënda plasëse ishte vendosur ne një motoçiklete e cila ishte parkuar afër mjetit të 43-vjeçarit. Për këtë ngjarje policia arrestoi tre te rinj nga qyteti i Elbasanit, të cilët mohuan autorësinë. Ata deklaruan në gjykatë se kishin ardhur në Shkodër për të blerë kanabis dhe nuk kishin lidhje me ngjarjen. Atentati ndaj Lulzim Kulles ishte pikënisja e disa ngjarjeve kriminale që tronditen qytetin verior. Në 5 muaj në Shkodër janë vrarë 6 persona në atentate mafioze. Viktima e fundit ishte Fatos Ferracaku, i ekzekutuar në 14 nëntor në markatën e qytetit. Të gjitha ngjarjet janë ende pa autor.