Ora News - Kryemadhi: Rasti i banorëve të Unazës së Re na godet në kokë të gjithëve

2018-11-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e LSI është ndaluar sërish në çështjen e prishjes së banesave që preken nga projekti për ndërtimin e Unazës së Re. Gjatë fjalës së saj me strukturat e LSI në Tiranë, Kryemadhi tha se ky rast na godet të gjithëve në kokë.

Kryemadhi: Rasti i banorëve të Unazës së Re, është një nga rastet më domethënëse, e cila na godet në kokë jo vetëm ne politikanëve, por duhet të na godasin në kokë që të gjithëve, çdo anëtari partie dhe çdo qytetari. Ajo që pamë sot ishte një mizanskenë, por shumë jo e realizuar artistikisht, disa punonjës bashkie që pozonin për fotografin e Edi Ramës, të cilët me kënaqësinë më të madhe kishin pranuar që t?i shkatërroheshin shtëpitë e tyre, mundi dhe djersa e 20 e disa viteve të fëmijëve të tyre, apo dhe vetë banorëve të shtëpisë dhe të shkonin dhe të merrnin një lëmoshë me një qira 3-vjeçare në banesat sociale. Jo vetëm që është qesharake, por është edhe shumë e turpshme. Është e turpshme tallja, me të cilën kërkojnë të përdorin ndaj qytetarëve, jo vetëm të Unazës së Re, po edhe qytetarëve të Tiranës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-rasti-i-banoreve-te-unazes-se-re-ne-godet-ne-koke-te-gjitheve

Free Traffic Exchange