TIRANË- Banorët e Unazës së Re kanë bllokuar sërish rrugën pasditen e sotme, në ditën e 24-të të protestës së tyre, duke rënduar trafikun në Tiranë dhe qarkullimin e makinave.
Shqiptarja.com mëson se dhjetra makina janë të dëmtuara për shkak të kalimit të trafik-ndarëse për të marrë kthesën pasi rruga është e bllokuar nga protesta e banorëve.
Në mbështetje të banorëve kanë shkuar sërish deputetët e Partisë Demokratike, të cilët janë rreshtuar krah banorëve që prej dy javësh.
Banorët kundërshtojnë aksionin e IKMT-së për shembjen e banesave, dhe hapjen rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe.
Mbrëmë u shembën dy banesa, ndërsa sot dy të tjera në aksin kryesor të këtij segmenti në afërsi të sheshit ?Shqiponja?.