Ora News - Konfirmohet në detyrë prokurori Besnik Cani

2018-11-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Elbasanit, Besnik Cani, njëherësh edhe kandidat për KLP.

Për prokurorin e Elbasanit, Besnik Cani, njëkohësisht këshilltar i komanduar i Arta Markut, ILDKPKI theksonte se ka bërë deklarimi të saktë, ka burime të ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje të pasurisë.

Por sipas hetimeve të KPK-së, prokurori nuk justifikon banesën e tij në Paskuqan. Vetë Cani tha se ndërtimi i saj është bërë nga të ardhurat në emigracion.

Në lidhje me pastërtinë e figurës, DSIK vlerëson se Besnik Cani nuk ka patur kontakte të papërshtatshme.

Për kriterin e aftësisë profesionale, prokurori ka një vlerësim shumë të mirë, pavarësisht se janë hasur disa problematika në disa dosjet që ka hetuar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/konfirmohet-ne-detyre-prokurori-besnik-cani

Free Traffic Exchange