Ekspozita 'Kruja dhe Skënderbeu' bën bashkë 50 piktorë nga të gjitha trevat shqipfolëse

2018-11-27 18

Ekspozita ?Kruja dhe Skënderbeu? e çelur në Muzeun Historik Kombëtar ka bërë bashkë 50 piktorë nga mbarë trevat shqipfolëse, si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria. Janë rreth 60 tablo, të artistëve Kujtim Buza, Idriz Berisha, Agim Sulaj, Qamil Prizreni, Anila Zajmi etj., në të cilat prezantohet jeta e Skënderbeut në etapa të ndryshme, por edhe qyteti i Krujës. Piktori Kujtim Buza prezantohet me dy tablo, që kanë në qendër ?Malin e Krujës?.

Ne kemi shkuar në Krujë herë pas here, në studiot tona kemi shumë punime. Herë kemi shkuar mes miqsh dhe herë-herë vetëm, sepse Kruja është një vend i shenjtë për ne. Është një vend i bukur, tërheqës që të tërheq edhe të jep emocionet e veta. Një ditë thamë bashkë me një shokun tim, mjaft e kemi punuar kalanë nga brenda, dolëm nga një tjetër gjendje. Ndërsa, tabloja tjetër ka të bëjë me malet e Krujës, ku kanë shkelur ithtarët e tij. Ndërsa, tani bëhen aktivitete të këndshme, por nën këmbë është historia.

Kujtim Buza, Piktor
Sipas Buzës, vendi i Skënderbeut është i bukur, prandaj ai vjen me një buqetë me lule nga Mali i Skënderbeut, si një urim kushtuar këtij përvjetori.

Skënderbeu nuk duhet parë thjesht si hero, por ai ka qenë edhe njeri, që dinte të drejtonte edhe ishte në krye të shumë problemeve fetare të politikës së jashtme. Për Skënderbeun ka shumë për të bërë më tutje, ne kemi bërë pak deri më tani, urojmë që të bëhen edhe aktivitete të tjera të bukura.

Kujtim Buza, Piktor
Ekspozita ka rëndësi të jashtëzakonshme, sidomos për artistët figurativë nga të gjitha hapësirat mbarë shqiptare. Kanë ardhur artistë nga të gjithë brezat, me këtë po mbyllet një ngjarje për një vit e patëm Vitin Mbarë Kombëtar të Skënderbeut. Tashmë në demokraci mundësia për të begatuar edhe më shumë figurën e Skënderbeut, sikur e kemi begatuar më shumë idenë se kush ishte Skënderbeu, edhe pse edhe sot e kësaj dite tendencat janë që ta përvetësojnë edhe më shumë Skënderbeun. Por kjo ngjarje sot në Tiranë tregon se Skënderbeu ishte flamurtari edhe frymëzuesi ynë.

Idriz Berisha, Piktor nga Kosova
Kontributi i piktorëve shqiptarë për Skënderbeun nuk ka munguar, trajtimi i kësaj figure është bërë edhe tek ?Brezat?, ?Nëntori?, por jo vetëm. Por, përse është zgjedhur Muzeu Historik Kombëtar dhe jo Muzeu i Krujës, për të ekspozuar këtë ekspozitë?

Free Traffic Exchange