Vrasja në ish-Bllok, Gjykata e Tiranës urdhër pikave të kalimit kufitar për Elvana Gjatën

2018-11-27 6

TIRANË- Gjykata e Tiranë ka lëshuar një vendim ku i kërkon të gjitha pikave doganore në Shqipëri që të ndalojnë Elvana Gjatën dhe ta sjellin atë për të dëshmuar lidhur me vrasjen e ish-Bllokut.

Pas 30 ditë kërkime në adresat e deklaruara nga Elvana, policia nuk ka arritur ta gjejë për t?i marrë dëshminë dhe bazuar në Kodin e Procedurës, Prokuroria i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për të marrë urdhër ndalimi të.

Elvana Gjata u shpall në kërkim policor më 9 tetor, plot 5 ditë pas ngjarjes që ndodhi në lokalin Monopol në ish-bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. (Për të mësuar më shumë lidhur me dinamikën e ngjarjeve në natën e 4 tetorit në lokalin ?Monopol? në zonën e ish-Bllokut (LEXO KËTU)

Nga burimet policore mësohet se Elvana Gjata, mbrëmjen e vrasjes më 4 tetor, ka qenë me makinë para lokalit ?Monopol? në ish-Bllok për t'u takuar me të dashurin e saj, Ervin Mata. Paralel me makinën e saj, ka ndaluar edhe një tjetër mjet, që sipas dëshmive kanë ngacmuar këngëtaren, teksa pranë saj ishte Ervin Mata dhe Merviol Bilo.

Ky epsiod dyshohet se ka qenë shkëndija e përplasjes mes dy grupeve që më pas prodhoi një viktimë dhe dy të plagosur. Veç personave të përfshirë në konflikt, tashmë të arrestuar, oficerët e policisë kanë marrë në pyetje edhe familjarët e tyre, përfshi prindërit e Elvana Gjatës, por këngëtaren asnjëherë nuk e kanë gjetur. Po të njëjtat burime saktësuan, se në sistemit TIMS figuron qe Elvana Gjata të jetë larguar drejt Vienës katër orë pas ngjarjes nga aeroporti i Rinasit dhe destinacioni i saj final dyshohet se është Gjermania.

Më 5 tetor, Gjata është larguar drejt Vienës, ndërsa të shpallur në kërkim përveç saj janë edhe Ervin Mata (shoku i viktimës dhe i dashuri i saj); Fabiol Alushi dhe komandoja Meviol Bilo, i cili dyshohet se qëlloi viktimën Fabiol Gaxha.

Mbrëmjen e 4 tetorit, në lokalin në Monopol nga përplasja me armë humbi jetën Fabjan Gaxha, ndërsa u plagosën biznesmeni Ervis Martinaj dhe i afërmi i tij Eljo (Esmerald) Hato, të cilët tashmë janë të arrestuar. Në kërkim u shpallën Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, komandoja Mervjol Bilo i cili dyshohet se ka kryer qitjet në drejtim të viktimës dhe dy të plagosurve dhe Fabjol Alushi. Në kërkim vijon të jetë edhe ish-polici Santiago i cili mbrëmjen e 4 tetorit hyn dhe del lirisht nga lokali "Monopol" dhe në kokë mban kapele.

Ndërkohë që sot Gjykata e Tiranës ka vendosur masën detyrim paraqitje për Ajaks Boshnjakun, i cili u vetëdorëzua në polici pasditen e të dielës, pasi ishte shpallur në kërkim për këtë ngjarje.