Vijon shembja e objekteve dhe heqja e shtyllave te Unaza e Re, banorët në strehim social

2018-11-27 0

TIRANE- Banorët e Unazës së Re që janë kundër projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe që prish banesat e tyre, bllokuan sërish në mesditë rrugën, duke penguar kalimin e automjeteve në njërin sens. Në mbështetje të tyre janë edhe deputetët e PD-së. Bllokimi i rrugës ndëpreu aksionin e IKMT-së, e cila e mbështetur nga policia bashkiake dhe e rendit, vijoi mëngjesin e sotëm shembjen e banesave që preken nga projekti i Unazës së Re dhe heqjen e shtyllave të ndriçimit. Mbrëmë u shembën dy banesa, ndërsa sot dy të tjera në aksin kryesor të këtij segmenti në afërsi të sheshit ?Shqiponja?, ndërkohë që në momentin që IKMT nisi heqjen e shtyllave, situata mes banorëve dhe policisë bashkiake u tensionua.

Policia e rendit tentoi që të shoqëronte njërin nga banorët, por u ndalua nga protestuesit. Punonjësit e IKMT pas heqjes së dy shtyllave u larguan bashkë me mjetet për rreth një orë, por më pas u rikthyen sërish, ndërsa ekspertët e ARRSH vijojnë vlerësimin e banesave që preken nga projekti. Disa nga banorët vijojnë kundërshtimin e projektit, të tjerët kanë pranuar bonusin e qirasë, ndërsa disa familje mbrëmjen e djeshme dhe sot pranuan që të zhvendosen te banesat sociale duke i hapur rrugë shembjes së banesave të para