TIRANE-Komisioni Ligjeve ka diskutuar në mbledhjen e sotme ndryshimet në ligjin për të dënuarit dhe të paraburgosurit. Për të raportuar për ndryshimet ligjore e pranishme ishe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila u shpreh se ndaj të dënuarve parashikohet një regjim i posaçëm, i njëjtë me atë italian 41/Bis. Gjonaj deklaroi se regjimi i posacëm nuk mund të jetë më i gjatë se 1 vit. Në ligj specifikohet se me kërkesë të të dënuarit ose të paraburgosurit, pas një periudhe njëvjeçare, ministri i Drejtësisë mund të rivlerësojë nëse janë kushtet për vazhdimin e regjimit të posaçëm të ushtrimit të të drejtave ndaj të dënuarit ose të paraburgosurit.
?Ndryshimet në ligj parashikojnë regjim të posaçëm, si ai italian 41/Bis. Ligji është trajtuar nga Gjykata Kushtetuese italiane dhe janë konsideruar të rregullta. Ligji është në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar. Lufta kundër krimit është intensifikuar. Grupe kriminale janë goditur. Por krimi bëhet më i sofistikuar. Është konstatuar se elementë kriminal edhe pse të burgosur, vijojnë komunikimin me jashtë. Partnerët italianë kanë konsideruar se ligji duhet zbatuar edhe në Shqipëri. Nëse një person do arrestohet për vepra të rënda penale, vendoset në regjim të posacëm për të parandaluar kontaktet me organizatën kriminale apo edhe elementë të tjerë brena burgut. Regjimi nuk mund të jetë më i gjatë se 1 vit? deklaroi ministrja.
Për të burgosurit dhe të paraburgosurit e sigurisë së lartë parashikohet zero kontakt me botën jashtë, ndërsa takimet do të regjistrohen me audio dhe video. Ata mund të takojnë familjarët apo ti telefonojnë vetëm njëherë në muaj, ndërsa gjithçka do të jetë e regjistruar