Panë 'El Classico-n' me paratë e biznesmenit, Krimet e Rënda çojnë në gjyq tre gjyqtarët e Apelit

2018-11-27 2

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar për gjykim tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Durrësit, Kliton Spahiu, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri për akuzën e ?Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtesisë". Për gjykim është çuar edhe biznesmeni Namik Spahiu.

Gjyqtarët akuzohen se në tetor të vitit 2014 kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid ? Barcelona. Sipas Prokurorisë, gjyqtarët janë sponsorizuar në udhëtimin jashtë vendit nga biznesmeni durrsak, Namik Spahiu, në një kur ai ishte në një proces civil dhe po shqyrtohej pikërisht nga tre gjyqtarët e Apelit.

Free Traffic Exchange