Plagosja e polices, Ministria e Brendshme: Do të ndërpritet importi i kapsollave

2018-11-27 0

Ministria e Brendshme njoftoi sot se për lëndët plasëse dhe piroteknike do të vendoset një regjim i ri që ka për synim bllokimin e tyre, pasi janë të rrezikshme. Zv/ ministrja Kuko u ka kërkuar të gjitha subjekteve tregtare që të ndërpresin importin, magazinimin dhe tregtimin e të gjitha lëndëve plasëse, mjeteve shpërthyese dhe piroteknike me efekt të tillë.

Duke iu referuar rastit të plagosjes së polices Ina Nuka në protestën e banorëve të Unazës së Re, pasi një 18-vjeçar i hodhi një kapsollë (lexo ketu) zv/ ministrja e Brendshme Romina Kuko u shpreh se provat eksperimentale kanë vërtetuar se mjetet e sekuestruara janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta, por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet.

Free Traffic Exchange