Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas Ajaks Boshnjakut, një tjetër i arrestuar për përplasjen me armë në zonën e Bllokut në Tiranë ka lënë qelinë. Bëhet fjalë për Geldo Hotin, i cili njihet si miku i komandos, Merviol Bilo.
Në datë 8 tetor Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e sigurisë 45 ditë burg ndaj tij, e cila ka përfunduar në datë 20 nëntor.
Hoti u arrestua në datë 6 tetor në tentativë për t? u arratisur në Greqi, ndërsa u akuzua mbi dyshimet se kishte qëlluar me armë në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe të plagosur, Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.
Përpara togave të zeza ai ka hedhur poshtë akuzat duke deklaruar se nuk ka qëlluar askënd me armë dhe nuk ka lidhje ngjarjen.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-ne-bllok-lirohet-edhe-miku-i-komandos