Inxhinierët e Autoritetit Rrugor Shqiptar dolën për të dytën ditë radhazi në terren për të vijuar me procesin e vlerësimit të objekteve që preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Inxhinier i ARRSH Vladimir Gojashi: Jemi 6 grupe në terren, deri tani kemi mbyllur 3 inspektime.
Pas procesit të vlerësimit, del VKM dhe nis shembja e banesave.
Në të tre lotët e projektit u krye verifikimi i 18 objekteve. ARRSH thotë se janë vlerësuar 58% e totalit të atyre objekteve që deri tani kanë dorëzuar dokumentat.
Por ashtu si ditën e parë disa nga banorët e Astirit e pritën me protestë ardhjen e tyre.
Ata bllokuan sërish rrugën, duke kërkuar njëherësh pezullimin e punës për heqjen e dritave dhe pemëve në rrugën ?Teodor Keko?.
Në mbështetje të banorëve kanë qënë edhe deputetet e opozitës.
Edi Paloka: Banorët janë kërcënuar...
Njoftimin e Bashkisë së Tiranës se dy banesat e para që preken nga projekti I Unazës janë shembur, demokratet e quajtën mashtrim.
Klevis Balliu: Asnjë banesë nuk është shkatërruar tek zona e Astirit, asnjë protestuesi si është dhënë asnjë informacion dhe nuk është larguar nga kauza e tij.
Banorët e Astirit kanë njoftuar se protestat do të vijojnë. Ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar do të vijojë me verifikimin në terren të ndërtesave me leje, për të cilat është dorëzuar dokumentacioni dhe pronarët kanë rënë dakord që të prishen, për t?i hapur rruge ndërtimit të këtij segmenti të rëndësishëm të Unazës së Madhe të Tiranës, që synon t?i japë fund kaosit që krijohet në trafik çdo ditë nga sheshi Shqiponja tek shkolla Teknologjike.