Report TV - Manastirliu inspekton pas rikonstruksionit Qendrën Shëndetësore në zonën e ish-Bllokut

2018-11-27 0

?Në kuadër të ndërmarrjes së programit për rikonstruksionin e 300 qëndrave shëndetësore ka përfunduar puna për rehabilitimin e 45 konsultoreve në të gjithë vendin ndërsa me buxhetin e vitit 2019 projektohet të rikonstruktohen edhe 90 konsultore të nënës dhe fëmijës?.

Këtë e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqënies sociale Ogerta Manastirliu, e cila këtë të martë ishte për të inspektuar nga afër përfundimin e investimeve në Qëndrën Shëndetësore nr.8 dhe në dy pikat e konsultoreve të fëmijëve, në Tiranë ku tha se falë tanimë po krijohet një standard i ri në fushën e investimeve shëndetësore .

?Programet për kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës janë në zemër të politikave tona sociale dhe shëndetësore, ndaj po investojmë për ofrimin e një standardi të ri për konsultoret në të gjithë vendin?,

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu
Gjatë vizitës në ambjentet e rikonstruktuara në konsultorin e nënës dhe fëmijës në zonën e ish-Bllokut Ministrja Manastirliu bëri të ditur se rreth 86 mijë banorët e Njësisë nr.5 në Tiranë tashmë e marrin shërbimin e kujdesit parësor në standarde bashkëkohore, me rehabilitimin e plotë të Qendrës Shëndetësore nr.8 dhe dy pikave të konsultorit të nënës dhe fëmijës.

?Në kuadër të programit të rikonstruksionit të 300 qendrave shëndetësore në këtë mandat, po investojmë në përmirësimin e kujdesit parësor jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore pa burokraci për qytetarët përmes programeve të recetës elektronike dhe referimit elektronik?.