TIRANE-Banorët e Unazës së Re në ditën e 24 të protestës vijojnë kundërshtimin që në orët e para të ditës së sotme të heqjes së shtyllave të ndriçimit nga policia bashkiake. Për disa momente situata mes banorëve policisë bashkiake është tensionuar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe deputetët e Partisë Demokratike.
E ndërsa disa nga banorët vijojnë kundërshtimin e projektit, të tjerët kanë pranuar bonusin e qirasë, ndërsa dy familje mbrëmjen e djeshme pranuan që të zhvendosen te banesat sociale duke i hapur rrugë shembjes së banesave të para