Një 55-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë mbrëmjen e së hënës në zonën e Paskuqanit, në Tiranë.
I lënduari sipas ABC News është Urim Vata. Në një njoftim për mediat, policia tha se Vata është plagosur nga persona ende të paidentifikuar.
55-vjeçari aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit./tvklan.al