Pa Gjurmë- Gruaja i kërkon divorcin/ Emigranti fierak “rrëmben” dy fëmijët dhe kthehet në atdhe

2018-11-26 0

Pjesa e pare Dt 26 Nentore Eliza është nëna e dy fëmijëve, djalit me emrin Xhoni, i cili është 10 vjec dhe vajzës me emrin Daniela e cila është 5 vjece. Prej shumë vitesh ajo jetoi në Greqi, nën dhunën e vazhdueshme që ushtronte ndaj saj i shoqi Mimet Zeqaj. Për këtë arsye ajo vendosi ta divorcojë Mimetin duke i kërkuar zgjidhjen në martesë, në fillim të nëntorit të këtij viti. Në këtë cast ai i kërkon Elizës, që t'i lërë kohë sa të gjente një strehë tjetër, një shtëpi me qera. Pasi Eliza i kërkoi divorcin, më datë 11 nëntor të vitit 2018, Mimeti i thotë bashkëshortes se do ikte bashkë me fëmijët tek e motra, e cila gjithashtu jeton në Greqi. Eliza pranon dhe Mimeti kalon kufirin. Ai nuk shkon tek e motra në Greqi, sikundër i kishte pohuar Elizës, por në fshatin Adbunace të komunës Frakull në Levan të Fierit, tek prindërit. Ndërsa ishte larguar Mimeti, i kishte grisur pasaportën të shoqes që ajo të mos kishte mundësi të kthehej në Shqipëri. Tashmë prej tij, Eliza merr mesazhe të vazhdueshme kërcënimi, ku i shoqi i thotë se nuk do të ketë mundësi të shohë fëmijët e tyre. Këto të fundit kanë lënë shkollën dhe kopështin, pasi mbahen të izoluar nga babai i tyre Mimeti.

Eliza, e kontaktuar nga shteti fqinj grek, rrëfeu në studion ?Pa Gjurmë? se ish-bashkëshorti e ka dhunuar në shumë raste në sytë e fëmijëve të saj të vegjël. ?Ka përdorur dhunë, më ka dhunuar shumë rëndë. Vajza ishte për herë të parë në gjumë, por herë të tjera më ka gjuajtur në sy të vajzës, të cilën ma ka shkatërruar psikologjikisht?, tha Eliza, duke shtuar se fëmijët i kanë kërkuar më shumë se sa një herë që të divorcohej nga i ati i tyre. Ajo u shpreh më tej, duke thënë se e kishte paralajmëruar ish-bashkëshortin që të mos e dhunonte më, pasi ishte shtatzënë. ?Më tha ?u bë fytyra jote të më denoncosh, po unë të rrjep fytyrën??, vijoi Eliza.

Pasi përshkroi sesi e kishte mashtruar Mimeti për t?ia marrë fëmijët e për t?i kaluar në territorin shqiptar, Eliza tha se ishte njohur me itinerarin e tij fillimisht nga djali i tij dhe më pas nga një punonjës i ambasadës shqiptare. ?Mami, më thotë, kam ardhur në Shqipëri me taksi. Interesohem më pas në ambasadën shqiptare dhe një i madh aty më thotë që në doganën greke nuk është regjistruar, por vetëm në atë shqiptare, konkretisht në orën 20:00 të darkës?, tha Eliza. Duke cilësuar se ka dy javë që nuk i sheh fëmijët, Eliza u shpreh se arsyeja është sepse Mimeti i ka kërkuar rroba për to dhe ajo nuk ia ka arritur t?ia mundësojë. ??I kam thënë që ashtu siç i more, ashtu dili për zot?, tha ajo, duke thënë më tej se nuk udhëton dot drejt fëmijëve pasi dokumentet të cilat ja mundësonin diçka të tillë ia ka djegur ish-bashkëshorti.

Pak caste më vonë, moderatorja e emisionit, Odeta Dume kontaktoi Mimet Zeqajn, ish-bashkëshortin e Elizës. Ky i fundit e pranoi se fëmijët i ka kaluar nëpërmjet Kakavijës, por theksoi se arsyeja e vendimarrjes së tij për t'i sjellë fëmijët në Shqipëri kanë qenë sipas tij sjelljet imorale të Elizës.

"Kam kaluar nga...