Report Tv-Mbledhja Shqipëri-Kosovë, Bushati: Do të krijojmë tregun e përbashkët

2018-11-26 0

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i ftuar në Report Tv ka vlerësuar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipërisë dhe Kosovës. Ai tha se disa çështje nuk janë zgjidhur për shkak të neglizhencës apo interesave klienteliste në të dy anët e kufirit, por në tërësi bashkëpunimi ka njohur përmirësime, ndërsa renditi disa marrëveshje. ?Sot jemi në kushtet ku bashkëpunimi mes dy vendeve konsiderohet strategjik. Janë vendosur disa trase të rëndësishme që ne duhet të ndërmarrim veprime konkrete në fushën e tregut për heqjen e barrierave tarifore dhe jo tarifore.

Ka pasur neglizhenca në të dy anët, për disa raste ka munguar vullneti për të çmontuar disa interesa lokaliste apo kleinteliste, por në tërësinë e saj marrëdhënia me Kosovën ka njohur përmirësime. Brenda 6 mujorit të parë të 2019 të hiqet tarifa për roaming. Do të krijohet një pikë doganore në portin e Durrësit. Do të hiqen tarifat, do të zerohen barrierat. Do të hiqen 42 licenca që u nevojiten prodhuesve nga të dy anët e kufirit për të dalë në treg. Po krijojmë tregun e përbashkët? deklaroi Bushati.