Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej 5 vitesh banorët në rrugën "Muhamet Deliu" në zonën e Freskut në Tiranë kanë një problem me rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza.
Kamera e emisionit BOOM ka parë nga afër shqetësimin e banorëve.
Duke qenë se nuk ka një rrjet të mirëfilltë të shkarkimit të ujërave të zeza, kanali ku ato derdhen është një burim i rrezikshëm infeksioni.
Aroma është e tmerrshme, ndërsa banorët i janë drejtuar institucioneve, por prej 5 vitesh ky problem ende nuk është zgjidhur.
"Kemi çuar në bashki 400 firma. Kjo është emergjente. Kanë ardhur për verifikim, por nëse nuk bën gjë shteti ne do të bllokojmë rrugën. Ne e kemi lajmëruar që do bëjmë namin", tha banori.
Ata thonë se janë të rregullt me shtetin, duke paguar të gjitha taksat.
Inxhinieri që mbulon zonën pranon faktin se bëhet fjalë jo për një problem të vogël, por për një peoblem, i cili mund të zgjidhet vetëm pasi të hartohet e të zbatohet një projekt i mirëfilltë, një plan studimor. Ai thotë se kur një zonë shpallet e lirë për ndërtim , duhet të sigurojë rrjetin e kanalizimeve.
Banori : Inxhinier, përshëndetje inxhinier! Si do veprprojmë për këtë që erdhe për ta parë këtu në Linzë, këtë kanalin , se ne po shkojmë në spital të gjithë o vëlla? Ca do bësh ti?
Inxhinieri: Tani , mua më dukët se aty kur erdhëm atë ditë, vetëm sa ngacmuam folenë e grerëzave. Me idene se aty kemi ngacmuar folenë e bletëve për të marrë mjaltin. Realisht aty , unë nuk kam kapacitete fare pët t'u marrë me atë pjesë .
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-ne-zonen-e-freskut-banoret-jetojne-mes-eres-se-keqe-dhe-infeksioneve