TIRANE - Një ditë pasi u vetdorëzua në Polici, Ajaks Boshnjaku, i akzuar për tentativë vrasje në masakrën në ish-bllok, ka dëshmuar para grupit hetimor. Boshnjaku është shprehur se nuk ka qënë i përfshirë në përplasjen që ka ndodhur mes grupit të Ervis Martinajt dhe grupit të Ervin Matës, mbrëmjen e 4 tetorit në ish-bllok. Miku i Ervin Matës ka deklaruar se ka qenë në lokal ne fillim te sherrit dhe sa ka filluar përleshja ka dalë nga lokali (Shiko videon këtu).
Dola nga lokali sapo nisi konflikti mes dy grupeve. Nuk kam asnjë lidhje, përveçse i njoh si Ervin Matën, po ashtu edhe Ervis Martinajt. U largova në fillim pasi u tremba se mund të ndodhte diçka tjetër. Unë nuk kam sulmuar askënd, as kam dijeni që aty do ndodhte një përplasje. U dorëzova pasi mora vesh që isha në kërkim. Kam qënë i frikësuar, por nuk kam lidhje.
Ajaks Boshnjaku
Ndërkohë në videon ekskluzive që Report TV ka siguruar të përplasjes me armë në ish-bllok, dallohet që Ajaks Boshnjaku, që shohim në këto pamje, largohet pasi ka nisur sherri. Boshnjaku është futur brenda lokalit Monopol me grupin e Ervin Matës dhe rreth 30 sekonda pasi konflikti ka filluar, ai ikën me shpejtësi.