Hiqen doganat dhe roaming me Kosoven

2018-11-26 8

Mbledhja e pestë e dy qeverive Shqipëri-Kosovë u finalizua me arritjen e 9 marrëveshjeve, të cilat do të kenë ndikim në regjimin doganor dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve.

Brenda 6 muajve pritet të bëhet unifikimi doganor, duke eleminuar kontrollet e dyfishta dhe tarifat mes shqiptarëve në dy krahët e kufirit dhe po ashtu zerim i taksave.

?Zero tarifa. Brenda perimetrit duhet të funksionojmë si kufi pa kufi. Kush e sheh këtë si kërcënim qoftë në Beograd apo BE të vijë të ulët dhe t?ia shpjegojmë. Boll me sot kërkohen dy palë dokumente për lopë e viça andej ketej?.

Këto lehtësi do të shoqërohen edhe me njohjen e ndërsjellë të patentave. Me po aq rëndësi është edhe heqja e roamingut për telefonitë celulare.

?Meqë ata s?duan që ne të jemi pjesë e tyre, bëjmë roamingun tonë?.

Përfundimi i Rrugës së Kombit pavarësisht kostove dhe tarifës së kalimit u cilësua me rëndësi të veçantë nga dy Kryeministrat.

?Pa kontributin e të gjithëve nuk përfundon. Patriotizmi në paqe është të mos diskutosh kontributet nga xhepi për të mirën të përbashkët?.

Shqipëria dhe Kosova nënshkruanë marrëveshje edhe sa i përket bashkëpunimit në fushën e boxhit publik, financimeve të huaja, themelimin e ?Dhomës Ekonomike, si dhe në fushën e shëndetësisë dhe atë të rinisë?.

Tv Klan