http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në prag të miratimit nen për nen të paketës fiskale, komuniteti i biznesit ka adresuar një sërë kërkesash pranë Komisionit të Ekonomisë. Sektori më dinamik i ekonomisë ai i ndërtimit, vuri ne dukje disa prej problemeve që sipas tij kanë rritur ndjeshëm kostot, fakt ky i cili përkthehet në rritje çmimi për qytetarët.Nga ana tjetër, prodhuesit e vunë theksin tek çmimi lartë që paguajnë për energjinë elektrike, por edhe për ujin. Ky fakt sipas tyre i bën bizneset shqiptare të pakonkurrueshëm me rajonin.Shoqata e Agrobiznesit e u ndal tek problemet e sigurisë ushqimore, që në vend që të rrite buxheti në këtë drejtim, sipas tyre fondet zvogëlohen.Kërkesat e biznesit janë depozituar me shkrim pranë komisionit. Ato thuajse janë të njëjtat çdo vit, ndaj mbetet për t?u parë se cila prej tyre do të gjejë konkretizim në paketën fiskale 2019.