Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë vijuar për disa orë gjatë natës, në rrugët e qytetit të Durrësit kanë vërshuar ujërat të cilat kanë krijuar vështirësi të shumta për lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve në këtë qytet.
Mësohet se për disa orë për shkak se reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet është bllokuar qëndra e qytetit dhe duke sjellë probleme disa probleme në lëvizjen e trafikut.
Gjithashtu siç duket dhe nga pamjet niveli i ujit ka ardhur duke u rritur, për shkak se rreshjet e shiut kanë vazhduar për disa orë ndaj këshillohet të shmanget qarkullimi në këtë zonë .