Report Tv - 'Unaza e Re', policia procedon kreun e PD Lulzim Basha dhe disa deputetë

2018-11-25 0

Procedohet nga policia kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë të PD dhe LSI që morën pjesë në protestën e opozitës te "Unaza e Re" në datën 23 nëntor, në mbështetje të banorëve të "Astirit". Janë 15 deputetë dhe protestues, kryesisht banorë të "Unazës së Re" që kallëzohen nga policia.

Mes deputetëve të proceduar nga radhët e PD janë Ervin Salianji, Klevis Balliu, Flamur Noka, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Aldo Bumçi dhe Enkelejd Alibeaj.

Burime nga Policia thanë për Report Tv se Lulzim Basha dhe deputetët akuzohen për 3 vepra penale, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit të automjeteve. Ndërkohë në njoftimin e policisë të proceduarit jepen vetëm me iniciale, ndërsa mes tyre ka edhe protestues, kryesisht banorë të zonës së "Astirit", të cilët protestojnë prej 22 ditësh kundër projektit të zgjerimit të "Unazës së Madhe" që prek banesat e tyre.

Free Traffic Exchange