Basha: Nesër do publikojmë fakte, projekti është korruptiv - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-25 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sërish në krah të banorëve të Astirit në ditën e 22 të protestës së tyre. Basha në fjalën e tij deklaroi se të hënë opozita do publikojë të hënën prova dhe fakte pse sipas tij projekti i zgjerimit të ?Unazës së Madhe? është korruptiv. Gjithashtu kreu i opozitës akuzon policinë se ka dhunuar qytetarët të cilët protestojnë për të drejtat e tyre duke mos kursyer as të miturit. ?Nesër do publikojmë fakte të reja për këtë projekt korruptiv. Edi Rama duhet të tërhiqet urgjentisht nga ky projekt megavjedhje. Kanë rrahur dhe dhunuar një 17-vjecar dhe imagjino se çfarë ka ndodhur me të tjerët. Edi Rama duhet të tërhiqet urgjentisht nga ky projekt megavjedhje. Prokuroria nuk ekziston, nuk ka, se po të kishte prokurori ky djal që u rrah, ata që e rrahën do kishin frikë nga prokurorët. Është i njëjti segment, i pari është ndërtuar me 8 mln euro për km, ky tani do ndërtohet me 20 mln euro për km. Është një vjedhje ashiqare, 20 mln euro/km. Një nga kompanitë këtu është regjistruar në parajsa fiskale. Edi Rama që të vjedhë këto paratë, kërkon të nxjerrë këta njerëz nga shtëpitë.? Ndër të tjera kreu demokrat dënon dhunën e ushtruar, sipas tij nga policia ndaj banorëve të ?Astirit? mes të cilëve edhe të miturve. ?Dy protestuesit e mbetur në qeli Dorjan Protoduari dhe Ilia Sketiraj janë të burgosur nga mafia, i bëj apel gjyqtarëve që të marrin pa vonëse në shqyrtim dosjen e qytetarëve. Ndryshe ato do të kthehen në aksesore të kësaj ngjarje, si të rrëmbyer të mafias që kërkojnë të vjedhin 40 milionë euro.? Në protestë janë të pranishëm edhe deputetë të tjerë të opozitës si Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi.