http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 4182 raste dhuna janë raportuar gjatë 10 muajve të fundit, ndërkohë që 1 në 3 gra në Shqipëri, pranon se është përballur të paktën një herë me dhunën. Nga statistikat rezulton se të paktën 2500 gra kane denoncuar keqtrajtimi. Ne ditën ndërkombëtare te luftës kundër dhunës ministrja e mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu apeloi qe gratë te mos hezitojnë te denoncojnë pasi mbrojtja ligjore sot është me e madhe. Ogerta Manastirliu: ?Sot një grua që denoncon dhunën është shumë më e mbrojtur sepse me ndryshimet ligjore që miratuam në Kuvend, garantojnë urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes për gratë viktima të dhunës në 24 orët e para të denoncimit?. ?Gratë nuk lindin gra, ato lindin vajza ndaj që në vogëli duhet të punojmë për edukimin e tyre sepse arsimimi por edhe fuqizimi ekonomik i gruas janë elemente thelbësore për të reduktuar këtë fenomen, që për fat të keq, është ende i përhapur në shoqërinë tonë?. Manastirliu theksoi se në çdo bashki duhet te vihet ne lëvizje mekanizmi i referimit te dhunës ne familje për te shmangur ngjarjet e renda.