Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Tiranës procedon penalisht kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe 14 deputetë të opozitës, PD-LSI.
Procedimi ndaj tyre vjen për pjesmarrjen në protestën tek Unaza e Re.
Basha dhe deputetët e tjerë të opozitës akuzohen për 3 vepra penale, "organizim dhe pjesmarrje në tubime të paligjshme", "prishje të qetësisë dhe rendit publik" dhe "pengim të qarkullimit të automjeteve".
?Më datë 23.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit L. B., E. S., K. B., F. N., E. A., G. P., A. B., L. P., Sh. S., G. S., E. F., B. Gj., M. F., L. K., B. Gj., vjeç 44, 30, 29, 46, 45, 55, 44, 51, 45, 49, 36, 51, 61, 51 e 32, banues në Tiranë për veprat penale të parashikuar nga nenet 262, 274 e 293 të Kodit Penal?- thuhet në njoftimin e policisë.
Sot ishte dita e 22 e protestës së banorëve të Astirit, të cilët shprehen të vendosur në rezistencën e tyre për të mbrojtur nga shembja banesat, të cilat u preken nga projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/protesta-unazen-procedohen-penalisht-basha-salianji-dhe-balliu