Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pasi kanë qëndruar për rreth 72 orë të shoqëruar në komisariatin 11, të arrestuarit e protestës kanë dalë para gjykatës për tu caktuar masa e sigurisë. Ndryshe nga sa kërkoi prokuroria, gjykata vendosi të lirojë në masën "detyrim paraqitje" 10 prej tyre, ndërsa u vendos "arrest me burg" vetëm për një protestues. Jashtë ambienteve të gjykatës, banorët e Unazës së Re kanë vijuar protestën, duke hedhur akuza në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Nën masa të forta sigurie dhe nën thirrjet jashtë seancës, ?lironi djemtë tanë?, Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për 11 të arrestuarit e protestës para parlamentit të nga banorët e Unazës së Re.
Ndryshe nga sa kërkoi prokuroria, gjyqtari Besnik Hoxha, vendosi "arrest me burg" vetëm për një nga të arrestuarit, Dorjan Broduarin.
Ndërsa për 10 të tjerët u vendos detyrim për tu paraqitur tre herë në muaj në Prokurorinë e Tiranës.
Dy prokurorët e çështjes Ndini Tavani dhe Kreshnik Ajazi i kërkuan gjykatës masën ?arrest më burg? për gjashtë nga të ndaluarit me argumentin se nga provat dhe faktet e mbledhura janë autorë të goditjes ndaj punonjësve të policisë dhe kryerje të veprimeve të tjera të dhunshme.
Vetë të akuzuarit kërkuan lirinë më argumentin se nuk kanë kryer veprime te jashtëligjshme dhe madje nuk kanë patur qëllim të godisnin mbi forcat e rendit.
Një prej tyre, Lulzim Dozhani, i arrestuar se bashku me bashkëshorten kërkoi nga gjykata që të lironin të paktën njërin prej tyre, në mënyrë që të kujdesej për fëmijën 7 vjeçar.
Lulzim Dozhani: Na lini njërin të shkojë të marrë fëmijën se na pret si gjithë fëmijët e tjerë.
Ndërsa avokati i një 17 vjeçari të arrestuar pretendoi se adoleshenti ishte dhunuar nga efektivët e policisë.
Avokati: Familjarët janë jashtë. Nuk jemi lejuar, as avokatët nuk janë lejuar.
Seanca pati interesimin e deputetëve të opozitës, të cilët në nisje të seancës patën edhe një konfrontim me forcat e rendit.
Vendimi i gjykatës nuk i kënaqi protestuesit edhe deputetët e opozitës, të cilët vijuan të hedhin akuza jashtë ambienteve të gjykatës në adresë të kryeministrit Rama.
Klevis Balliu: Një mënyrë hamarrëse e drejtëpërdrejtë e Edi Ramës, i cili njësoj si babai i tij shpirtëror tregon urrejtjen ndaj familjes Protoduari.
Po sot gjykata dha masën e sigurisë "burg me afat 30 ditor" për 50 vjeçarin Iljaz Katira që tentoi të godiste me këpucë Kryeministrin në ambientet e spitalit të Traumës, ndërsa 18 vjeçari Daniel Dobraj, i cili dyshohet se është autori që hodhi kapsolle ndaj polices, Ina Nuku, do të dalë të hënën para gjykatës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nis-seanca-te-arrestuarit-e-protestes-banori-thirrje-policeve-para-gjykates