Report Tv - Zgjedhjet në PD/ Dasho Aliko i Lazaratit do të drejtojë demokratët e Gjirokastrës

2018-11-25 0

Demokratët e Gjirokastrës do të drejtohen nga Dasho Aliko, ish-kryekomunari i fshatit Lazarat. Sot ka përfunduar procesi zgjedhor, ku Aliko ka fituar përballë Gjergj Dudit me një diferencë të thellë.

Report Tv ka mësuar se në këtë proces zgjedhor kanë marrë pjesë 255 delegatë nga të tre njësitë vendore, Bashkia Gjirokastër, Bashkia Libohovë dhe Bashkia Dropull.

Pas procesit të votimit që zgjati dy orë, në fund janë numëruar fletët e votimit ku Dasho Aliko ka dalë fitues me 166 vota kundrejt 76 vota të Gjergji Dudit ndërkohë që janë konstatuar 13 vota të pavlefshme. Procesin zgjedhor të PD, e ka monitoruar dhe ndjekur nga afër deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu.

Dasho Aliko zëvendëson në këtë post, Roland Bejkon i cili e ka drejtuar këtë degë për katër vite. Të dy, si Aliko dhe Bejko vijnë nga Lazarati, fshati i cili për gati 2 dekada u zhvillua duke mbjellë dhe trafikuar kanabis.

Free Traffic Exchange